Projekti 'Dora e Padukshme?'

A keni menduar ndonjehere a dini mjaftueshem rreth bindjeve tuaja politike? Ndoshta dhe ju, ashtu si dhe ne, jeni ende duke zbuluar ku qendroni me pikepamjen tuaj politike, nderkohe qe mesoni me shume rreth pozicioneve te ndryshme politike dhe filozofite e tyre perkatese. 

Cilat jane ndryshimet mes filozofise laburiste dhe asaj libertariane, ose mes filozofise konservatore dhe asaj liberale? Projekti 'Dora e Padukshme?' ka si qellim t'ju ndihmoje ju te gjeni pergjigjet e ketyre pyetjeve, ne menyre qe ju te jeni te afte te percaktoni bindjet tuaja politike duke qene me te mireinformuar.

Si fillim, une dhe dy bashkepunues te tjere do te prezantojme pikepamjen tone rreth temave te ndryshme ne lidhje me lirite ekonomike dhe sociale. Duke qene se pikepamjet tona jane te ndryshme, ju do te mundeni te dalloni pozicionin i cili eshte me i ngjashem me besimin tuaj, dhe rrjedhimisht te jeni ne gjendje te percaktoni dhe qendrimin tuaj politik. Kjo nuk eshte vetem per qellimin e zgjedhjes se nje force politike per te mbeshtetur apo votuar, por me teper eshte qe ju si individe te njiheni me bindjet tuaja ne nje menyre me te strukturuar, psh, a jeni me teper per liri apo per kontroll te lirise? Nje mjet shume i mire per te nisur kete rrugetim eshte dhe kompasi politik.

Argumentat do te mundeni t'i lexoni ketu


P.S: 'Dora e Padukshme' eshte nje term i krijuar nga Adam Smith, i cili e perdori per te treguar se si tregjet e lira kane mekanizma vete-rregullimi te cilat krijojne benefite me te shumta sesa tregjet e kontrolluara. A besoni dhe ju tek 'Dora e Padukshme'?

0 comments:

Post a Comment

 

Blogger news

No news this time

About the blog

How can we be humble, when we really think this is the most Albanian clever blog you have ever came across. SHIKUS is a blog that features political ideas and debates on economic and social liberties. Occasionally you will find book reviews, essays, short writings and other fun stuff.

About me

I have been reading economics since 2012. I love all things beautiful. I also love history, Albanian traditions, and perfumes.

Elbasan-Tirana-Cardiff-London